Rinovohet patenta shqiptare kur jeton jashtë shtetit? Ku dhe si mund të bëhet!

Kjo është një ndër pyetjet më të shpeshta që na drejtojnë kohët e fundit.

“Jetoj jashtë Shqipërisë dhe më ka skaduar patenta. Ku mund ta rinovoj?” 

“Leja e Drejtimit, (patenta) rinovohet vetëm në [Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, – thuhet në profilin e Drejtorisë në fjalë në Fb. – Për të marrë këtë shërbim, mbajtësi i lejes së drejtimit duhet të paraqitet në Drejtorinë Rajonale vetë personalisht duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

Mjet identifikimi;
Certifikatë mjekësore;
Leja e drejtimit që i ka mbaruar vlefshmëria.

Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?

Leja e re e Drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet për 30 minuta në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. Në Drejtoritë e tjera Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune.

Ju mund të gjurmoni lejen tuaj të re të drejtimit për të parë nëse është dërguar te drejtoria rajonale: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/gjurmo-dokumente

Kujdes! Rinovimi nuk kryhet pranë Ambasadës apo Konsullatës në një shtet të huaj jashtë Shqipërisë! Ky shërbim NUK mund të kryhet as nga një person i autorizuar prej jush me prokurë. Ju duhet të paraqiteni personalisht për të bërë rinovimin e lejes së drejtimit.” 

Dy janë gjërat që një mashkull nuk do të pranojë kurrë se s’di të bëjë_t’i japë makinës e të bëjë dashuri.

Stirling Moss